Të fundit

Haller përfundon me sukses operimin e tumorit

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Sebastian Kehl ka konfirmuar se sulmuesi Sebastien Haller ka pasur një operacion të suksesshëm për të hequr tumorin.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë u diagnostikua me kancer në testikuj në fillim të këtij muaji duke befasuar botën e futbollit.

Megjithatë, 28-vjeçari, i cili iu bashkua skuadrës gjermane nga Ajaxi në një marrëveshje prej 34.5 milionë euro këtë verë, e ka kaluar me sukses operimin.

Lajmi është konfirmuar nga vet Dortmundi, ndërsa lojtari tani do të fillojë rikuperimin e tij pas këtij operacioni.

“Operacioni shkoi shumë, shumë mirë dhe ai është në rrugën e duhur”, ka thënë fillimisht Kehl për 1&1.

“Ai ishte super i qëndrueshëm dhe tepër pozitiv dhe gjithashtu i tha ekipit: “Bëni punën tuaj, jepni gjithçka. Sigurohuni që kur të kthehem, ne jemi ende në garë”. Dhe djemtë do ta bëjnë këtë gjithashtu”.

Nuk është vendosur se kur sulmuesi do të jetë në gjendje të paraqitet për skuadrën e Bundesligës.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci