Të fundit

Musliu-Shoshi mirëpret marrëveshjen me MCC-në

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka mirëpritur marrëveshjen në vlerë 236.7 milionë dollarësh mes Kosovës me MCC-së.

Ajo thotë se më në fund është për t’u vlerësuar fakti që pas 1 viti e gjysmë e kemi një hap pozitiv në politikën e jashtme dhe këtë krejtësisht falë SHBA-së.

“Vizitat e tjera kanë qenë eksperimente dhe eksperienca personale e politike të Kurtit e Osmanit, pa ndonjë agjendë konkrete për shtetin tonë në relacion me SHBA-në.

Fokusi i takimit me Sekretarin Blinken   na tregon se ka vendosmëri amerikane për një proces të dialogut Kosovë-Serbi, andaj mbetet të shihet qasja, kuptimi i drejtë i mesazheve amerikane dhe qëndrimi i Qeverisë në temat dhe marrëveshjet që do të trajtohen në të ardhmen e afërt!”, shkruan ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci