Të fundit

Kremlini: Ende asnjë marrëveshje për këmbimin e të burgosurve me SHBA-në

Rusia tha se janë duke u zhvilluar bisedime  këmbimin e mundshëm të të burgosurve mes të Moskës dhe Uashingtonit, por ende nuk është arritur marrëveshje, sipas CNN.

“Ende nuk është arritur rezultat konkret”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, përmes një deklarate.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë “ofertë të konsiderueshme” për të kthyer në shtëpi dy amerikanë që  po mbahen në Rusi.

Familjarët e të dy amerikanëve janë duke kërkuar vazhdimisht nga administrata Biden për kthimin e tyre.

Basketbollistja Griner, fituese e dy medaljeve olimpike, është duke u mbajtur në Rusi prej muajit shkurt, pasi zyrtarët kanë gjetur kanabis në valixhen e saj, teksa ajo ka qenë duke u kthyer në SHBA, pas përfundimit të ndeshjeve në Rusi.

Whelan është dënuar më 2020 me 16 vjet burgim në Rusi, nën akuzat për spiunim.

Ai mohon se ka qenë i përfshirë ndonjëherë në diçka të tillë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci