Të fundit

Vrasje në tentativë në Prizren, i dyshuari dorëzohet në polci

Sot rreth orës 16:15 , në fshatin Korishë të Prizrenit, një i dyshuar ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një viktime dhe më pas është dorëzuar në Polici bashkë me armën. Nuk raportohet për të lënduar nga ky rast.

Patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri kanë shkuar në vendngjarje, teksa është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes , e me pas edhe mbledhja e provave dhe dëshmive të nevojshme.

Sipas Policisë, i dyshuari nga fhsati Korishë, 25-vjeçar, pas një incidenti të çastit, ka shkuar në afërsi të një pompe të derivateve (pronë e familjes së viktimës) dhe ka shtënë një herë nga distanca në drejtim të viktimës.

“Nga e shtëna me armë nuk ka pas viktima e as të lënduar. Policia ka identifikuar të dyshimtin e pas kontakteve ai është vetë dorëzuar bashkë me armën”.

“Lidhur me rastin është sekuestruar një armë ,një karikator , tre fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit I dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci