Një furrë në Hungari është duke kërkuar tre punëtorë nga Kosova.
Siç njoftohet në faqen e fshatit Gjonaj të Hasit në Facebook, orari është “vetëm 12 orë në ditë.”
Ndërkohë që paga shkruhet se është 1400 euro
“VËMENDJE! Kërkohen 3 punëtorë për furrë në Hungari. Rroga 1.400€, vetëm 12 orë punë në ditë. Për më tepër info na shkruani në inbox”, shkruhet në njoftim.
