Të fundit

Ilir Meta: Shmangni provokimet në Kosovë

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dënuar ashpër sulmin ndaj forcave të sigurisë së Kosovës në veri.

Meta shkruan në Facebook se mbështet integritetin territorial të Kosovës, ndërsa bën thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi në veri të Kosovës.

Postimi i Metës:

Mbështet plotësisht vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin dhe dënoj me forcë çdo sulm ndaj Policisë dhe forcave të sigurisë në ushtrimin e misionit dhe detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese.

Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci