Të fundit

Grenell propozon një zgjidhje për krizën në veri, hedh akuza ndaj Kurtit

Ish-emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka ofruar një zgjidhje të situatës aktuale në veri të vendit, pas tensioneve që u zhvilluan gjatë ditës së djeshme.

Sipas tij, zgjidhja për krizën aktuale të targave Kosovë-Serbi është njohja reciproke e ID-ve, targave dhe diplomave të njëri-tjetrit.

Ai shtoi se ish-liderët e Kosovës ishin pajtuar për pjesën më të madhe të kësaj, e megjithatë sipas tij, kryeministri Albin Kurti e ka ndaluar atë.

“Mediat në Prishtinë duhet ta pyesin Kurtin nëse e ka refuzuar në mënyrë të njëanshme zgjidhjen e njohjes reciproke të targave të njëri-tjetrit. Sepse ai bëri…. Sigurisht që shkon në të dyja drejtimet. Edhe Serbia duhet të vazhdojë të bëjë lëshime”, shkroi ai në Twitter.

Mes tjerash, ai thotë se është bërë përparim para se Kurti të merrte pushtetin.

“Ai ka refuzuar marrëveshjet e mëparshme ashtu si ka refuzuar një zgjidhje për energjinë e pastër nga SHBA. Çështja aktuale ka të bëjë me njohjen reciproke të targave”, përfundoi ai në rrjetin e tij social “Twitter”.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1554106913738043392

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci