Të fundit

Ish-diplomati Berisha kritikon Kurtin dhe Osmanin për “qasje fëmijërore”

Ish-diplomati kosovar dhe ish-zv/ministri i Jashtëm, Anton Berisha i ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Berisha gjatë shkrimit të tij në Facebook ka kritikuar Qeverinë Kurti për veprimet e mbrëmshme duke thënë se gjithë ajo që ndodhi tregon për papjekuri politike e shtetërore.

Sipas tij, kryeministri Kurti e presidentja Osmani po e dëmtojnë shtetin me qasje fëmijërore.

Shkrimi i tij i plotë:

Nga vrojtimi im, mbrëmë isha ndër të rrallët, qe me nje gjuhe te kujdesshme jo vetem qe nuk perkraha vendimin e qeverise per veprimet e saj, por e quajta edhe fatkeqe (indikative).

Sot, jam ne nje pozite komode se nuk kam nevoje te akomodoj qendrimin tim siç jane duke bere shumë politikanë te gjitha niveleve, qe duke inkorporuar kinse perkrahjen e djeshme si te kushtezuar, tash ne perfundimin e lojes, qartesojne qendrimet e tyre.

Por, preokupimi im eshte krejt tjeter, se pari dhe kryesori demtimi i pozicionit te shtetit te Kosoves si rezultat i veprimeve te mendesise feminore te presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, dhe se dyti lehtesia rreshtuese e politikaneve ne raport me veprimet pseudoshteterore te Kurtit dhe efekti i ndjekjes se impulseve te turmes, qe shkencerisht eshte vertetuar se eshte iluzor, qe nuk do t’ia dijê per arsyen as te verteten duke qenë i natyres instinktive ndjesore.

Perpjekjet qe çeshtja e normalizimit te raporteve Kosove-Serbi te zgjidhet me veprime te njeres pale kur ka dakordim nderkombetar se tashme eshte çeshtje shumepaleshe, tregojne papjekuri politike e shteterore dhe te vetmin efekt mund te kene pamundesimin qe Kosova te merret si shtet serioz rrjedhimish pamundesim integrimi ne strukturat euroatlantike.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci