Të fundit

Nuk ndalet Barça, përgatit ofertën e radhës

Përkundër transferimeve të fundit, Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet në afatin kalimtar veror.

Sipas raportimeve nga spanjollja “Sport”, katalunasit janë duke përgatitur një ofertë për mbrojtësin spanjoll, Inigo Martinez.

Xavi, që ka luajtur kundër Martinezit, thuhet se e pëlqen lojtarin dhe e dëshiron atë në “Camp Nou”. Gjithashtu, përshtatja e tij nuk shihet se do të ishte problem, pasi lojtari ka përvojë të madhe në futbollin spanjoll.

Kontrata e tij me Athletic Bilbaon skadon më 30 qershor 2023, teksa nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur për rinovim.

Qendërmbrojtësi spanjoll karrierën e ka filluar te Real Sociedadi, ku debutoi me ekipin e parë në vitin 2011. Ai në vitin 2018 kalon në “San Mames” për 32 milionë euro.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci