Të fundit

Nexhmije Pagarusha ”jetësohet” në muralin pranë MKRS-së

Murali me portretin e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha po i jep jetë hapësirës prapa Ministrisë së Kulturës dhe pranë Filharmonisë së Kosovës.

Atë e kanë punuar dy artistë nga Spanja, në kuadër të MuralFest, festival ky i cili me punën që po bëhet ndër vite, po i jep ngjyrë qyteteve të Kosovës.

”Është kënaqësi të shohësh që një prej figurave më të shquara të artit në vend po nderohet në këtë formë, duke promovuar kështu trashëgiminë dhe kulturën tonë”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media të MKRS-së

Muralin nga afër gjatë ditës e pa edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ndërsa zëvendësministri, Sejnur Veshall dhe këshilltari i ministrit, Onur Canhasi morën pjesë në ngjarjen e përurimit, ku të pranishëm ishin pjestarë të familjes Pagarusha, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, drejtoresha e MuralFest, Lebibe Topalli, drejtori i kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci