Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka ironizuar me një deklaratë të kamotshme të Albin Kurtit kur ishte deputet i Kuvendit të Kovovës.
Më 2015, Kurti pati pasur një përplasje me zëvendëskryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi duke e quajtur skifter e pulë.
“Para medieve lokale po bëhesh skifter e në mediat e huaja pulë”, i pati thënë Kurti- Thaçit, duke aluduar në intervistën që kishte dhënë Thaçi për Euronews ku pati thënë që nuk ka qenë në fronte të luftës.
E për këtë deklaratë, Krasniqi i Partisë Socialdemokrate e ka përshkruar në atë mënyrë pikërisht kryeministrin Albin Kurti e ditëve të fundit.
“Me strukturat paralele pulë, me mediat vendore skifter! Kjo është nëse doni me e përshkru shkurtimisht Kurtin e këtyre 2-3 ditëve”, shkroi ai në Facebook.
