Të fundit

Vuçiq për situatën në Kosovë: Skenari më i vështirë mezi u shmang

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në Kosovë në ditët e kaluara “është shmangur një nga skenarët më të vështirë” dhe se situata është ende e vështirë.

Sipas Danas, ai fajësoi qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për “përshkallëzimin e situatës, duke thënë se me lëvizjet e tyre të njëanshme po e sjellin rajonin në prag të konfliktit”, transmeton Paparaci.

Ai ka theksuar se kryeministri Kurti duke interpretuar marrëveshjen e vitit 2011, e cila sipas Vuçiqit është shumë e pafavorshme për ta, ka ardhur në përfundim se mund të vendosë masa reciproke.

“Nuk mund të lejojmë që personat nga Kosova të hyjnë në Serbi me dokumente të Kosovës, sepse në atë mënyrë do ta njihnim pavarësinë e Kosovës. Dhe tani kanë interpretuar se kanë të drejtë t’i pengojnë serbët të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Vuçiq.

“Kam frikë se do të kemi shumë ditë të vështira. Skenari më i keq mezi u shmang. Nuk e di se për çfarë mund të flasim tjetër”.

Duke iu referuar arrestimit të shoferit që po transportonte barna në Kosovë, Vuçiq tha se “ai është rrëmbyer nga njësiti i policisë së Kosovës i komanduar drejtpërdrejt nga Kurti, duke theksuar se NATO-ja nuk ka reaguar fare”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci