Të fundit

Bëhen përgatitjet finale në parkun e Gërmisë para fillimit të “Sunny Hill Festival”

Kanë mbetur edhe pak orë deri në nisjen e “Sunny Hill Festival” që do të mbahet për katër ditë rresht.

Tashmë po bëhen përgatitjet finale në parkun e Gërmisë, që është lokacioni i sivjetshëm i festivalit.

Në disa fotografi shihet përgatitja e skenës ku do të ngjiten emra të njohur të muzikës përfshirë, Dua Lipën, J Balvin, Skepta dhe Diplo.

Komuna e Prishtinë ka njoftuar se rruga drejt Parkut të Gërmisë do të jetë e mbyllur për automjete nga mesnata e 4 gushtit deri mëngjesin e 8 gushtit për shkak të festivalit “Sunny Hill”.

Qarkullimi lejohet vetëm për automjetet të cilat janë në shërbim dhe të akredituara nga festivali, mjetet emergjentë, thuhet në njoftim.

Ndërsa kujojmë se ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa tashmë ka mbërritur në Prishtinë dhe nesër do të mbaj edhe një konferencë për media.

Dua ndërkohë pritet të performojë nesër (e enjte), në natën e parë të festivalit, ku paraprakisht do të këndojnë edhe këngëtarë të estradës shqiptare si Yll Limani, Kida, Elvana Gjata dhe të tjerë.

“Sunny Hill Festival” përveç në Prishtinë, këtë vit për herë të parë do të mbahet edhe në Tiranë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci