Të fundit

Sot filloi heshtja zgjedhore

Sot, me fillim nga ora 07:00, ka filluar heshtja zgjedhore për balotazhin e 14 nëntorit, të ditës së nesërme.

Nga raundi i parë i këtyre zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 17 tetor u zgjodhën 17 kryetarë komunash, ndërsa në 21 komuna të tjera qytetarët do të votojnë sërish për të zgjedhur prijësit e tyre për katër vitet e ardhshme.

Ashtu si në rundin e parë edhe në pesë ditët e fushatës në këtë rund të dytë u vërejt një fushatë më ndryshe sesa në zgjedhjet e tjera për shkak të pandemisë COVID-19.

Fushata zgjedhore në këto dy palë zgjedhje u koncentrua nëpër rrjete sociale më shumë sesa në tubime me grumbullime të mëdha njerëzish.

Fushata për garën e balotazhit ka zgjatur pesë ditë, nga e hëna e 8 nëntorit deri të premten e 12 nëntorit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci