Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati do ta vizitojnë të premtën Doganën e Kosovës.
Ne njoftimin e bërë nuk tregohet arsyeja e vizitës, por që kryeministri Kurti e ministri Murati, do të shkojnë në Doganë herët në mëngjes.
Vizita është e planifikuar të zhvillohet në orën 08 e 30.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Ndërsa në njoftimin e Zyrës për Media të Doganës bëhet e ditur se do të ketë edhe prononcim për media.
Sipas tyre, vizita pritet të fillojë në ora 08:30, në Drejtorinë e Doganës.
“Vizita e kryeministrit zgjat rreth një orë si dhe në fund të vizitës do të ketë prononcim për media nga Kryeministri z. Kurti, Ministri z. Murati si dhe nga Drejtori i Përgjithshëm z. Llugaliu” thuhet në njoftimin e Doganës.
