Të fundit

Gjykata merr vendim për aktivistin e VV-së

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Rama, pasi i njëjti dyshohet seka inskenuar video-incizime ndaj një qytetari, i cili dyshohet për marrje ryshfeti nga zyrtarë të PDK-së në Shtime.

Të enjten në mbrëmje, vetëm tre ditë sa kishin mbetur para zgjedhjeve lokale, Arsim Rama u vu në pranga nga Policia e Kosovës nën dyshimin e rastit të lartpërmendur. Videot e këtij rasti, u publikuan eksluzivisht nga Paparaci, e që përfshinin të dyja kampet që ditën e nesërme, me 14 nëntor do të garojnë në balotazhin e qytetit të Shtimes.

Tutje, videoja e publikuar nga Paparaci, shfaq aktivistin e LVV-së teksa detyron qytetarin A.A. të kontaktojë dhe incizojë në formë të paautorizuar biseda telefonike. Të njëjtin material e posedon edhe Prokuroria.

Ndërkaq, Rama dyshohet se ka incizuar në mënyrë të paautorizuar dhe ka detyruar një qytetar me inicialet A.A. – të dyshuar për marrje ryshfeti – që të telefonojë zyrtarë të Partisë Demokratike në Shtime, përfshirë Adnan Muharremin, shoferin e kryetarit aktual Naim Ismajli.

I njëjti dyshohet se krejt këtë inskenim e ka bërë në shenjë hakmarrje ndaj viktimës.

Viktima e rastit, A.A. në ditën e zgjedhjeve lokale, më 17 tetor, kishte denoncuar një rast kinse për blerje votash nga vëllai i kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime, Qemajl Aliu. Kishte dorëzuar një video-incizim në Policinë e Kosovës.

Por, një hetim i Prokurorisë kishte zbardhur rastin. Nuk bëhej fjalë për përfshirje të vëllait të Qemajl Aliut, e as për blerje votash.

Videoja tregonte Arsim Ramën, aktivistin e arrestuar të enjten, teksa mblidhte të holla me qëllim blerjen e fishekzjarrëve për të përgatitur një festë fitoreje në mbrëmje në rast se LVV-ja do të fitonte zgjedhjet në raundin e parë. /Paparaci.com

https://paparaci.com/2021/11/12/kercenime-incizime-montime-shitblerje-votash-arrestohet-aktivisti-i-lvv-se/

https://paparaci.com/2021/11/13/detaje-te-reja-incizimet-qe-cuan-ne-burg-aktivistin-e-vetevendosjes/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci