Një person ka raportuar dje në Polici se është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij nga një person tjetër.
Rasti sipas raportit 24 orësh ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, kurse i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me makinë në drejtim të panjohur.
I njëjti deri më tani nuk është arrestuar, raporton Paparaci.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë (6) gëzhoja. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me urdhër te gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuari por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.
Rasti po hetohet si “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
