Veshjet e ekzagjeruara që zgjedhin personazhet e ekranit tonë është bërë shpesh herë temë diskutimi, për këtë ka folur edhe stilistja e njohur Stela Sallaku ,e cila gjatë një interviste, thekson se nuk respektohet etika e veshjes.
Sipas saj , sot ngatërrojnë pasarelat me ekranin.
”Zonjat e ekranit ndonjëherë ngatërrojnë pasarelat e modës dhe dasmat me emisionet. Në botë respektohet kodi i etikës dhe audiencës”.
Moderatoret i kam parë të jenë më të zhveshura se sa do zbuloheshin në një event sheikësh”, theksoi mes të tjerash stilistja .

