I Dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, e ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ketë të martë.
Kjo bisedë vjen në prag të takimit të nivelit të lartë në Bruksel, Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në Tëittër, kryeministri Kurti ka thënë se është e nevojshme të ketë një marrëveshje të përqëndruar në njohje reciproke ndërmjet dy vendeve.
“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me 🇬🇧 të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.
Ahead of discussions in Brussels, I had a productive phone call with 🇬🇧 Special Envoy to the Western Balkans Sir Stuart Peach, emphasizing the need for an agreement centered on mutual recognition and good neighborly relations.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 16, 2022
