Dy ditë para takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe këshilltarin special të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Kurti ka thënë së në bisedën me Peach është theksuar nevoja për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.
Ndërsa, me këshilltarin Chollet Kurti tha se kanë biseduar për shumë çështje, duke përfshirë dialogun me Serbinë.
“Telefonatë e frytshme për shumë çështje duke përfshirë dialogun me Serbinë; duke theksuar rëndësinë e një marrëveshjeje të përqendruar në njohjen reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në DC muajin e kaluar”-ka shkruar Kurti.
Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Bruksel më 18 gusht.Me ftesën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ky takim vjen pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës si rezultat i vendimeve të Qeverisë në lidhje me targat e automjeteve të serbëve të Kosovës me akronimet e qyteteve të Kosovës që duhet të regjistrohen me RKS, dhe për reciprocitetin për dokumentet e udhëtimit.
Fruitful phone call with 🇺🇸 @CounselorDOS on many issues including the dialogue with Serbia; stressing the importance for an agreement centered on mutual recognition. He conveyed the regards of Secretary Blinken after our great meeting in DC last month.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 16, 2022
