Gazeta prestigjioze gjermane, “BLID” ka raportuar se sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është refuzuar nga gjiganti gjerman, Dortmund.
Sipas raportimit, arsyeja e refuzimit ishte paga e lartë që po kërkonte futbollisti 37-vjeçar.
Ronaldo thuhet se është i pa kënaqur me situatën e tij te Manchester United dhe është në kërkim të një klubi për të luajtur në Champions League.
Mirëpo sulmuesi portugez i ka përgënjeshtruar lajmet e mediave dhe ka thënë se shumë shpejt do të dal me një intervistë për ta sqaruar situatën.
