Të fundit

Rama: Presim zbardhjen e plotë të ngjarjes në Gramsh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është shumë krenar me rojet ushtarake që i kanë neutralizuar tre të dyshuarit për spiunazh.

Në Uzinën në Gramsh dy ushtarë shqiptarë kanë marrë lëndime pasi janë përballë me tre shtetas të huaj, prej tyre dy me pasaporta ruse e një me ukrainase.

Rama ka thënë se është trishtuese që edhe në një ngjarje kaq delikate opozitarët e tij shikojnë të përfitojnë.

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh! Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!” – ka shkruar Rama në Twitter.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci