Të fundit

Presidenti slloven “zbulon” bisedën me Vuçiqin, tregon çka i kërkoi

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të distancohet nga “bota serbe”.

Pahor në një prononcim për gazetën kroate “Nacional” tha se Vuçiqit i ka kërkuar edhe heqjen e mbështetjes ndaj Milorad Dodik.

Kjo gazetë shkruan se disa media kanë raportuar që Pahor mund të bëhet emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

“Për shkak të përfshirjes dhe ndikimit të tij të madh në Ballkanin Perëndimor, mediat madje pohuan se Pahor në të ardhmen mund të marrë pozitën e Miroslav Lajçakut, përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan “Nacional”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci