Të fundit

Qeveria i kërcënon grevistët me pezullim të pagës

Sot në Kosovë ka filluar greva e përgjithshme e sektorit publik.

Kjo për shkak që sindikalistët nuk kanë arritur të merren vesh me Qeverinë për të parandaluar grevën e paralajmëruar ditë më parë.

Sindikatat i kanë bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë qasjen dhe të realizojë kërkesat për mbështetje prej 100 euro për sektorin publik.

Ndërsa, Front Online ka siguruar një dokument i cili u ka shkuar grevistëve nga zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, në të cilin thuhet se të gjithë ata që i janë bashkuar kësaj greve duhet të pezullohen nga paga.

Në dokument është thënë se MF-ja këtë po bën për ta zbatur ligjin për greva dhe “jo për ndonjë qëllim tjetër”.

“Të mos keqkuptohet kjo”, thuhet krejt në fund.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci