Të fundit

Rezultatet e provimit të maturës pritet të publikohen më 7 shtator

Rreth 5 mijë maturantë, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë, kanë marrë të shtunën pjesë në afatin e dytë të Provimit të Maturës Shtetërore i organizuar nga MASHTI.

Provimi është mbajtur në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces janë angazhuar 177 komisionarë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues, si dhe 600 administrues, ndërsa, të gjitha qendrat e testimit janë monitoruar edhe nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).

Sipas informatave të para të komisioneve, provimi ka filluar dhe ka përfunduar në kohën e caktuar dhe çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës.

Në ato raste ku janë evidentuar parregullsi do të ndërmerren masa që parashihen me Ligjin e Maturës, si ndaj administruesve, ashtu edhe ndaj nxënësve.

MASHTI ka falënderuar të gjithë të përfshirët në këtë proces për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore për afatin e dytë pritet të publikohen më së largu më 7 shtator, njofton MASHTI.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci