Të fundit

E ulët: Burri i deputetes së LVV-së ofendon rëndë analistët dhe gazetarët, i quan të sëmurë

Enver Rexhepi, bashkëshorti i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjilani, Arijeta Rexhepi ka përdorur një gjuhë të ulët karshi analistëve dhe disa gazetarëve vendit pasi të dielën Kosova dhe Serbia u pajtuan që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Rexhepi, i cili njëkohësisht është edhe profesor në gjimnazin e shkencave natyrore “Xhavit Ahmeti” në Komunën e Gjilanit, ka publikuar një fotografi të opinionistëve dhe gazetarëve që sipas tij kështu duken ata që vuajnë nga sëmundja “antilogo” që thotë se shkaktohet nga një zoovirus me emrin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Virusi prek koren e trurit te madh dhe te vogel. Simptomet jane: folin (jangra-jungra) term shkencor, dhe marramendje deri ne perplasje per toke. Terapia:Albinicilin dhe Vjosacilin 3×2.parabuke. Merret nepermjet vrimes orale ose anale”, shkroi ai në një postim në Facebook, të dielën, raporton Paparaci.

Madje, ai teksa i ofendoi ata “u uroi shërim të shpejtë”.

“Kunderefekti:shkakton skuqje te fytyres,zgurdullim te syve dhe rritje rapide te temperatures dhe shtypjes se gjkut. Uroj sherim te shpejt”, përfundoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci