Të fundit

Escobar: ShBA-ja dhe BE-ja gjithnjë e më unike

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se aleanca mes ShBA-së dhe BE-së është duke u forcuar. Si shembull dha unitetin edhe në rastin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

“Nga marrëveshja e Daytonit për Paqen në Bosnje e Hercegovinë e deri te pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë, të shtunën që e kishim për (dokumentet) tregohet se si gjërat zhvillohen kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë së bashku”, tha diplomati amerikan.

Escobar ka shtuar se vendet në Ballkanin Perëndimor duhet të bëjnë më shumë për akomodimin e të drejtave të pakicave. Në këtë kontekst përmendi serbët në veri të Kosovës dhe kroatët në Bosnje.

Nga ana e tij, emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, foli për perspektivën evropiane të gjashtë vendeve të perëndimit të Ballkanit, duke thënë se me takimin e 18 gushtit mes Kosovës e Serbisë në Bruksel nisi procesi që ai e quan “ndërtimi i arkitekturës për të ardhmen e procesit”.

“Momentumi për integrim tashmë ekziston dhe ju duhet ta shfrytëzoni. Nëse nuk e bëni një gjë të tillë, atëherë mos na fajësoni ne”, shtoi Lajçak.

Dy emisarët këto komente i bënë në Bled të Sllovenisë, ku po zhvillohet Forumi Strategjik.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci