Të fundit

Ndalja e pagave, Abdixhiku: Qeveria të heqë dorë nga arroganca

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka akuzuar Qeverinë për arrogancë në raport me kërkesat e grevistëve në arsim, pas paralajmërimeve për ndalesën e pagave.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publik kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre – burimit të vetëm të mbijetesës.

“Në inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale – ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik”, ka thënë ai.

Abdixhiku i ka bërë thirrje Qeverisë që të angazhohet në dialog mbi kërkesat e grevistëve, në vend të arrogancës.

“Mësimdhënësit e zyrtarët shtetëror janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare – në këtë masë – nuk do të durojë gjatë”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci