Të fundit

Veturës me targa RKS në Kroaci i shkruhet “Kosova është Serbi”

Në qytetin bregdetar kroat Opatija, në veturën me targa nga Kosova një qytetar i nacionalitetit serb ka shkruar “Kosova është Serbi”.

Rastin e ka bërë të ditur deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë Ermina Lekaj – Përlaskaj.

Ajo tha se ky mbishkrim u bë nga një qytetar serb.

“Më ka befasuar për të keq një postim në rrjetet sociale, ku një pjesëtar i komunitetit serb në qendër të qytetit Opatija gjatë sezonit turistik, bën thirrje për urrejtje ndaj një grupi etnik, në këtë rast ndaj shqiptarëve për shkak të përkatësisë së tyre nacionale”, ka shkruar Përlaskaj.

“Veprime të tilla shkaktojnë përhapje të urrejtjes, intolerancës dhe përçarjes mes popujve, diskriminim dhe ndezje të urrejtjes ekzistuese ndaj populli shqiptar”.

“Opatia ka qenë qytet multikulturor ndër shekuj, e veprime të tilla sipas Lekajt, shkaktojnë imazh të keq për turizmin në Kroaci”, ka thënë Përlaskaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci