Është mbyllur pa gola ndeshja e xhiros së gjashtë në Premier Ligën angleze, mes Evertonit dhe Liverpoolit.
Dueli i zjarrtë mes skuadrave nga Liverpool që njihet si “Merseyside Derby”, ndonëse nuk dhuroi ndonjë gol, rastet nuk ishin të pakta.
Darwin Nunez, Luis Diaz dhe Tom Davies kanë goditur shtyllën, por nuk arritën të gjenin rrjetën.
Skuadra e Liverpooli është në vështirësi pas këtij barazimi dhe fitores në minutat e fundit në ndeshjen e kaluar, kurse aspak më mirë nuk janë punët për Frank Lampard që akoma nuk ka arritur fitoren e parë.
Liverpool ka arritur kuotën e nëntë pikëve, kurse Evereton ka mbetur me katër pikë.
