Të fundit

Borrell: Zhvillimi i situatës në Ballkanin Perëndimor nuk është i mirë

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, ka deklaruar se në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të BE-së do të diskutohet për Ballkanin Perëndimor, konkretisht për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, transmeton Paparaci.

Me të mbërritur në mbledhjen e Këshillit të BE-së, Borrell vlerësoi se në Bosnjë dhe Hercegovinë ka tendenca që minojnë unitetin e vendit dhe dëmtojnë rrugën e saj evropiane.

“Në përgjithësi, situata në Ballkanin Perëndimor nuk është e mirë”, ka vlerësuar Borrell.

Në një dokument pune të përgatitur nga Shërbimi Evropian për Politikë të Jashtme thuhet se atmosfera e përgjithshme rreth dialogut ndërmjet Kosovë dhe Serbisë është ende e ndërlikuar. Ai thekson se nuk ka pasur asnjë përparim në muajt e fundit dhe bën thirrje për kthimin e fokusit në zbatimin e detyrimeve të paplotësuara./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci