Xherdan Shaqirit i ka ndodhur diçka e pazakontë në mbrëmjen e djeshme, kur ishte në lidhje direkte pas ndeshjes së Zvicrës.
Pas ndeshjes ku helvetët fituan me rezultatin 2-0 ndaj Irlandës së Veriut në shtëpi, sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri në intervistën pas ndeshjes është befasuar nga një shqiptar i cili ka shkuar tek ai dhe i ka veshur uniformën Ushtria Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Një veprim që nuk ka befasuar vetëm yllin e Liverpulit, por mbarë opinionin publik ku menjëherë këto pamje janë bërë virale.