Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bllokuar foltoren në seancën e zhvilluar këtë të enjte në Kuvend.
Pasi mbaroi kohën e vendosur në dispozicion, Berisha nuk u largua nga foltorja, por vijoi të fliste.
Zëvendës kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i kërkoi Berishës që të lirojë foltoren, pasi kishte mbaruar minutazhi për të.
Ndërsa, kryedemokrati vazhdoi me akuzat e tij në drejtim të qeverisë edhe pse mikrofoni ishte i fikur, shkruan euronews.al, transmeton Paparaci.
