Të fundit

Sulmohet nga qeni, këngëtarja e njohur përfundon në spital

Këngëtarja e njohur turke Tuğba Altıntop u sulmua nga një qen në Şile, gjatë një dalje me miqtë e saj.

Tuğba Altıntop, si pasojë e kësaj mori lëndime në fytyrë dhe u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rënduar.

Sipas mediave turke, këngëtarja tanimë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet në shtëpi.

“Për shkak të një incidenti të rëndë që kam përjetuar, tani jam jashtë spitalit dhe po trajtohem në shtëpi. Për momentin më janë bërë më shumë se 50 qepje në pjesë të caktuara të fytyrës. Unë do të vazhdoj të bëj punën time edhe pse mendohet se kjo ngjarje e rëndë do të ndikojë negativisht në jetën time të biznesit.” tha Altintop.

Edhe pse është përballur me këtë situatë delikate, 45 vjeçarja tha se ky rast nuk ia zbeh dashurinë që e ka për kafshët.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci