Të fundit

Ish- ministri i Jashtëm serb Jeremiq e jep një “ultimatum” për Asociacionin

Kreu i partisë popullore serbe, Vuk Jeremiq, ka thënë se Serbia duhet ta krijojë vetë Asoiciacionin e Komunave me Shumicë Serbe në rast se Kosova nuk e bën një gjë të tillë.

Në një intervistë për “Danas”, Jeremiq ka thënë se në rezolutën që partia e tij propozon, thuhet që nëse Asociacioni s’krijohet deri më 31 dhjetor atëherë “Lista Serbe” duhet të ftohet që të dalë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Ne propozojmë rreth njëzet hapa konkretë që duhet të ndërmerren për të mbrojtur popullin tonë, trashëgiminë kulturore dhe interesat shtetërore në provincë dhe për të mbrojtur integritetin territorial dhe dinjitetin në skenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Jeremiq për “Danas”.

Jeremiq gjithashtu ka thënë se nëse nuk formohet Asociacioni deri në fund të vitit, atëherë Serbia duhet të braktisë procesin e dialogut në Bruksel dhe të kërkojë që të negociohet përmes Grupit të Kontaktit, që do të përbëhej nga SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci