Të fundit

Kurti sot mburret me Kosovën para Feithit, dikur i thoshte zyrtar me “dy kapela”

Në 10-vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka takuar ish-shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith.

Shefi i qeverisë para holandezit nuk përmendi punën që është bërë ndër vite, por më shumë gjeti kohë të mburrej për periudhën e tij qeverisëse e për të cilat i përmendi edhe të arriturat, raporton Paparaci.

“Para 10 vitesh Republika e Kosovës kishte vetëm katër vjet pavarësi. Pas 10 vitesh, Republika e Kosovës është më e fortë dhe jemi shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe jemi përmirësuar për 17 vende në Transparency International dhe në Indeksin e përceptimit të korrupsionit”, tha Kurti të hënën.

Sidoqoftë, kjo qe hera e parë që shefi i qeverisë takon ish-përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian. Por, Kurti sa ishte në opozitë kishe hedhur kritika ndaj tij.

Madje, ai kishte bërë një krahasim interesant në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, zyrtarët evropianë dhe amerikanë po i kanë “nga dy kapela” dhe kjo siç thoshte Kurti, është e njëjtë me rolin që kishte dikur Pieter Feith, përfaqësues special i BE’së për Kosovën.

“Zyrtarët nga Evropa dhe ShBA-ja tash i kanë nga dy kapela, sikurse dikur Pieter Feith në Kosovë, edhe Përfaqësues Civil Ndërkombëtar që na e njihte pavarësinë, edhe Përfaqësues Special i BE-së që nuk na e njihte pavarësinë! Të gjithë ata janë bërë Pieter Feitha tani: njëra kapelë (bilaterale) është e shtetit të tyre që na e ka njohur pavarësinë e shtetit tonë, kurse kapela tjetër (multilaterale) është ajo e ndërmjetësit të jashtëm që vjen me porositë e palës tjetër. Nuk duhet t’i ngatërrojmë në mendjen tonë kapelat e tyre”, kishe shkruar ai në një status që mban datën e 14 marsit, 2019, ku komentonte vizitat e atëhershme të diplomatëve të huaj në Kosovë, të cilët u mundonin ta bindnin ish-kryeministrin Haradinaj për heqjen e taksës.

Ndërkohë, pas tri vitesh, Kurti në një takim me Feithin theksoi se Kosova është shteti më demokratik në rajon, duke shtuar se ka përparim në luftim të krimit e korrupsionit dhe në zhvillim ekonomik.

Të dytë u shprehën se Kosova është tregim suksesi i një shteti të ri dhe i zhvillimit të një shoqërie demokratike.​

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci