Të fundit

Kusari-Lila: Në vjesht e risjellim kodin civil në Kuvend

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se projektkodi civil do të kthehet sërish në vjeshtë, pasi në mars të këtij viti i njëjti ishte hedhur në votim në Kuvendin e Kosovës, mirëpo nuk ka arritur të miratohet.

Ajo tha se Vetëvendosja si subjekt në vete është parti e qendrës së majtë progresive që në raport me qëndrimin e ka për të drejtat e njeriut.

“Lëvizja Vetëvendosje si subjekt në vetë, pa partinë Guxo dhe meje si përfaqësuese e Alternativës, edhe programi i Lëvizjes është parti e qendrës së majtë progresive, që në raport me qëndrimin që e ka për të drejtat të njeriut, martesës mes gjinisë së njëjtë apo edhe për të drejtat e individit pa marrë parasysh orientimin seksual, është parti progresive”, tha ajo.

 

Sipas saj, i njëjti projekt-kod do të shkojë në Kuvendin e Kosovës për votim në muajin tetor.

“Prandaj të gjithë që janë në VV e dinë ose duhet ta dinin që cilit subjekt i përkasin dhe cilat janë orientimet e subjektit tash”, deklaroi ajo mbrëmë në T7.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci