Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e dështuar mesditën e djeshme në Durrës ndaj Akil Nerjakut.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në lagjen nr.13 në Durrës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Menjëherë pas hetimeve, Policia thotë se ka identifikuar automjetin me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar.
Sipas policisë në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit.
