Të fundit

Gjakovë, arrestohet një burrë për kultivim droge

Një burrë nga fshati Rracaj i Gjakovës është arrestuar nga policia, me dyshimin se ka kultivuar drogë.

Në oborrin e tij janë gjetur 33 bimë narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi prej 190 deri 290 centimetra

Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale dëshmitë si në vijim:

Një sasi e substancës narkotike e dyshuar si marihuanë, e cila ishte duke u terur me peshë rreth 448 gram,

Një qese najloni e mbushur me substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë rreth 112 gram, e cila është gjetur në veturën e të dyshuarit,

Një peshore elektronike,

Mostër nga bima e dyshuar narkotike dhe

Mostër nga bima e dyshuar narkotike.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci