Të fundit

LVV-ja e largon Kica Xhelilin nga dy pozita në komisione

Lëvizja Vetëvendosje ka larguar nga dy pozita në komisionet parlamentare Doarsa Kica-Xhelilin, ish-deputeten e koalicionit qeverisës e cila aderoi në Lidhjen Demokratike të Kosovës javën e kaluar.

Me propozim të LVV-së, Kica-Xhelili është larguar nga funksionet në komsionet për Administratë Publike dhe Legjislacion.

Në vend të saj, në këto dy pozita, LVV-ja ka emëruar deputetin Valon Ramadani, përkatësisht deputeten Saranda Bogujevci.

Ndërkaq, edhe LDK-ja ka propozuar emërimet e saj.

Ky grup parlamentar e ka propozuar Doarsa Kica-Xhelili për anëtare në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporës, në vend të deputetit Kujtim Shala.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci