Fjolla Krasniqi rikthehet në skenën muzikore pas një kohe shumë të gjatë.
Artistja e mirënjohur shqiptare, sot ka publikuar projektin e saj të ri muzikor të titulluar “Vrastarë”.
Fjolla vjen me paraqitje atraktive në videoklipin e këngës edhe pse për kohë të gjatë ajo i mungoi skenës.
Kënga “Vrastarë”, është shkruar dhe është kompozuar nga babi i saj, artisti i njohur, Naim Krasniqi, po ashtu ai ishte edhe pjesë e produksionit në bashkëpunim me “PolifoniaAV”.
Ky projekt u lansua në platformën e YouTube, në kanalin “PolifoniaAV”.
Fjolla u largua nga muzika për shkak të angazhimeve të tjera personale që kishte.

