Një grua është arrestuar të ënjtjen në Gjilan pasi e njëjta në vazhdimësi përmes telefonit kishte ngacmuar ish vjehrrën e saj.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ibrahim Pacolli, Gjilan 15.09.2022 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në vazhdimësi përmes telefonit kishte ngacmuar ish vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
