Të fundit

Rikthehet panairi i 24-t i librit në Tiranë

Rikthehet pas një viti mungesë për shkak të pandemisë panairi i 24-t i librit.

Kjo ngjarje kulturore bën bashkë botues, shkrimtarë, përkthyes dhe të apasionuarit pas librit në datat 17 -21 nëntor në Pallatin e Kongreseve, transmeton Paparaci.

Këtë vit ky panair përveç titujve të ri për lexuesit do sjellë takime me autorë e përkthyes, tryeza diskutimi, workshope, seminare etj.

Si çdo panair tjetër edhe këtë vit do të ndahen çmime sipas kategorive nga organizatorët. Në këtë panair marrin pjesë botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Panairi i 24-t i librit këtë vit organizohet me mbështetjen e bashkisë së Tiranës dhe të Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit.

Ndryshe nga herët e tjera ky panair do të organizohet duke respektuar masat anti-COVID.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci