Të fundit

Vuçiq: Një shtet tjetër tërhoqi njohjen e Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë Nju Jork se ka marrë konfirmimin se një shtet e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës, shkruan Paparaci.

“Ne kemi një notë (për çnjohjen e Kosovës) më shumë, që forcon pozitën tonë në OKB”, ka thënë ai.

Ai këto komente i ka bërë në New York ku po merr pjesë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Nuk është hera e parë që Serbia thotë se janë tërhequr njohje të shtetit të Kosovës, por që nuk ofrojnë argumente se kjo ka ndodhur.

Ndërsa njohës të diplomacisë e kanë potencuar disa herë që nuk ekziston termi ç ‘njohje të cilit i referohet Vuçiqi.

Këtë javë liderët e gjithë vendeve të botës do të bëhen pjesë e diskutimeve në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci