Vlera e Bitcoinit, kriptomonedhës më të madhe dhe më të njohur në botë, ra më shumë se 4% të martën.
Bitcoin ra në 60,350 dollarë, duke regjistruar rënie prej 9 mijë dollarësh krahasuar me vlerën rekorde që kishte arritur më 10 nëntor të këtij viti.
Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe për nga vlera e tregut, ra po ashtu prej 4.5% në 4,355.4 dollarë.
Analistët e kriptomonedhave thanë se rënia e vlerave të dy kriptomonedhave më të mëdha ishte e papritshme.
