Të fundit

Haradinaj: Në përballje me Serbinë jam gjithmonë me Kurtin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shpreson që kryeministri Kurti mos të gabojë në procesin e dialogut me Serbinë.

Sipas tij, çfardo dështimi i mundshëm do të kishte pasoja afatgjate.

“Nuk shpresoj që Kurti gabon në dialog. Çfarëdo dështimi i mundshëm në dialog ka pasoja afatgjata”, u shpreh ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.

Tutje Haradinaj tha se kur është në pyetje përballja me Serbinë është gjithmonë me Kurtin.

“Çfarëdo marrëveshje që nuk përfshin njohje është e papranueshme. Arritja e njohjes reciproke, gjithëpërfshirëse dhe obligative ligjore, këto janë kushtet. Duke i ruajtur, integritetin, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë. Në këtë rrugë nuk pritoj të bashkëpunoj me Kurtin, sepse besoj se mund të arrijmë synimet tona si shtet”, tha ai.

I pyetur se a është AAK e gatshme të përfshihet në procesin e dialogut, Haradinaj u përgjigj duke thënë se në këtë temë duhet gjithë spektri politik të veprojë në një vijë, derisa shtoi se kush shpreson të dështojë Kurti në dialog për shkak të inateve politike duhet të ketë probleme serioze me vetveten.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci