Ministri i Financave, Hekuran Murati, vazhdon të pretendojë se ekonomia e Kosovës po rritet.
Ai ka publikuar një grafikon që paraqet në shifra situatën ekonomike në muajt e fundit në Kosovë.
Ministri Murati ka shpjeguar se në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën Euro, ishte 4.88 miliardë euro, si pasojë e ardhjes së diasporës në vend.
