Të fundit

Donald Trump dhe fëmijët e tij paditen për mashtrim

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe tre fëmijët e tij po përballen me padi për mashtrim.

Hetimi është kryer nga Nju-Jorku ndaj kompanisë së tij familjare “Trump Organization”, shkruan neës.upday.com.

Në padi thuhet se ata gënjyen ‘për miliarda dollarë’ në lidhje me vlerën e patundshmërive në mënyrë që të marrin kredi dhe të paguajnë më pak tatim.

Prokuroria thotë se kompania e ish-presidentit Trump ka bërë disa akte mashtrimi mes viteve 2011-21.

Ndërsa, Trump ka mohuar një gjë të tillë dhe e ka cilësuar si ‘një tjetër gjueti shtrigash’.

Gjithashtu edhe fëmijët e tij, Donald Jr, Ivanka dhe Eric Trump janë përmendur si të akuzuar bashkë me dy ekzekutivët e kompanisë, Allen Weisselberg dhe Jeffrey McConney.

Padia është ngritur nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James pas një hetimi tre vjeçar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci