Të fundit

Krasniqi i drejtohet Kurtit me “njeri”: Vëlla s’po ke qejf me të thënë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është drejtuar kryeministrit Kurti me “njeri”.

Ai u shpreh kështu, me arsyetimin se Kurti nuk po ka dëshirë që t’i drejtohet me “vëlla”.

“Lëviz pak o njeri, se vëlla s’po ke qejf me të thënë, lëviz pak, bëji dy hapa, ofro diçka, jo vetëm si të thuash ti, sepse kjo është arrogancë, është diktat, ja si të them unë, ja hiç, nuk është normale kjo sjellje me njerëzit. Duhet me dal me fol me njerëz, me pa se a po rrahin shuplaka”, është shprehur Krasniqi.

Kurti e kishte kritikuar kreun e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, për përdorimin e shprehjes “vëlla” në një takim që të dy kishin zhvilluar me njëri-tjetrin rreth një javë më parë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci