Mozzik publikoi në mesnatë këngën “Të dua”, një dedikim i plotë për vajzën, Hanën.
Në projektin e radhës reperi flet për mallin, distancën me vajzën, raportin prindëror pas ndarjes.
Mesazhe kishte edhe për Loredanën.
E një përgjigje indirekte nga ajo, duket se ka ardhur përmes rrjeteve sociale.
Pjesa e tekstit që ajo e ka ndarë është konkretisht kjo:
”Nuk kam asgjë kundër teje, ne jemi njerëz, të gjithë kemi probleme.
Por jam e lodhur duke qene e lodhur nga të qenurit e lodhur.
Ajo pjese e imja vdiq. E shoh, më pas jo, bëj sikur jam e verbër”.